logo_ssm.jpg

Pogradeci dhe Korça me dëborë të kuqërremtë


2010-03-09- 11:15:04

Pogradeci dhe Korça me dëborë të kuqërremtë

Mëngjesin e ditës së hënë, qytetarët pogradecarë dhe ata të rajonit midis Korçës dhe Pogradecit kanë hasur një fenomen të rrallë. Dëbora e dendur që kishte rënë

gjatë gjithë natës dhe kishte shkuar deri në 30 cm lartësi nuk kishte ngjyrën e saj të zakonshme, por ishte e kuqërremtë. Më tepër, shtresa e dëborës me ngjyrë ka qenë e theksuar në fshatin Sovjan dhe atë të Pretushës. Po ashtu, shtresa e kuqërremtë që ka mbuluar edhe qytetin e Pogradecit dhe rrethinat e tij, ka ngjallur kureshtjen e banorëve. Për të moshuarit, dëbora me ngjyrë që mbuloi dje qytetin e Pogradecit dhe disa fshatra të Korçës, është një fenomen që nuk është parë më parë. Ndërsa specialistët e lidhin këtë fenomen me ekzistencën e grimcave me ngjyrë që ndodhen në hapësirë.


Për më tepër, kur bora e kuqërremtë ka pasuar një shtresë të konsiderueshme bore të zakonshme. Edhe më të moshuarit e kësaj zone janë habitur kur kanë parë që dëbora kishte ndërruar ngjyrë.

"Unë i kam kaluar të 80-at, por nuk mbaj mënd që të bjerë nga qielli dëborë e kuqërremtë. Nuk kuptoj se çfarë po ndodh kështu", - pohoi një i moshuar nga Sovjani. Përtej çudisë tek banorët, deri dhe në përflitjen e një oguri jo të mirë, dëbora e 24 orëve të fundit që ka rënë në këtë zonë ka sjellë probleme të shumta për zonat e izoluara dhe një pjesë të mirë të akseve rrugore.

Mësohet se situata më dramatike është në komunën e Velçanit, ku 40 familje po jetojnë në çadra pas prishjes së shtëpive të tyre nga shkarja e dheut para katër ditësh. Ilir Mane, kreu i komunës, pohoi se gjatë një kontakti me kreun e Emergjencave në Tiranë, Alfred Olli, është konfirmuar ndihma e menjëhershme për këto familje. Për shkak të dëborës mbi 40 centimetra dhe akullit në rrugë, Qafa e Plloçës dhe Qafa e Thanës mund të kalohet me vështirësi vetëm me zinxhirë. Ndërsa dhjetëra fshatra vazhdojnë të jenë të izoluar. d.b

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text