
2010-03-09 - 11:08:53
Kryeministri belg, Iv Leterm, është takuar mbrëmë vonë me homologun e tij maqedonas. Në qendër të takimit ishte shqetësimi për mijëra qytetarë të Maqedonisë
që kanë aplikuar për strehim politik në Belgjikë, që nga heqja e regjimit të vizave. Leterm deklaroi se “është e pakuptimtë të kërkohet strehim politik për arsye ekonomike”.
Gjatë ditës së sotme pritet që sekretari belg i shtetit për çështje të azilit të vizitojë Kumanovën dhe Likovën. Llogaritet se gjatë muajve të fundit mijëra banorë të këtyre komunave kanë kërkuar azil në Belgjikë.
Nga 19 dhjetori i vitit të kaluar banorët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi lëvizin pa viza në hapësirën Shëngen. Lëvizja e lirë nënkupton vizita deri në 90 ditë brenda gjashtë muajve, por jo dhe të drejtë punësimi.E.L




