
2010-03-08 - 13:07:22
Kryeministri slloven arrin për vizitë në Kosovë
Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë sot në Kosovë. Në orët e para të mbrëmjes ai pritet të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi.Vizita e Pahorit pason
takimin që ai zhvilloi javën e kaluar me presidentin e Serbisë, Boris Tadic dhe kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor.
Sllovenia do të jetë nikoqire e konferencës së krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, e cila do të mbahet më 20 mars.
Serbia ka kushtëzuar praninë e saj në këtë konferencë me emërtimin e Kosovës si “Kosovo-Unmik”, gjë e cila është kundërshtuar nga udhëheqësit e lartë të institucioneve në Kosovë. /REL/




