
2010-03-08 - 13:00:38
Ministria e Transpotit dhe Lidhjeve përgatiti ndryshime të Ligjit për aviacion të cilat Agjencisë për Fluturime Civile do t'i mundësojnë pavarësi funksionale dhe financiare
ndërsa transportuesve të vendeve-anëtare të BE-s qasje të lirë deri te drejtimet në suaza të sferës të aviacionit të përbashkët evropian.Me ndryshimet mundësohet që Qeveria rë subvencionojë linja ajrore të cilat janë me karakter publik.
Dragan Simonovski, zëdhënës i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në konferencën për shtyp informoi se ndryshimet parashikojnë që kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Agjencisë t'i emërojë Kuvendi i Maqedonisë, mandati i tyre të jetë katër vjet, me mundësi edhe për një vit.
Me ndryshimet do të definohet edhe burimi i të ardhurave për financim të Agjencisë, si institucion vetëfinancues propozohet të jenë taksat që paguhen në biletin e udhëtimit, të cilat operatori i aeroporteve e paguan gjatë blerjes së biletave nga qytetarët për aq kohë sa ai menaxhon me aeroportet.
Është paraparë edhe Qeveria të formojë Komitet për hetim të fatkeqësive të trafikut ajror dhe incidenteve serioze si trup i pavarur hetues./lajm




