logo_ssm.jpg

Topi-politikës: Shihni tej debatit


2010-03-08 - 11:21:56

Topi-politikës: Shihni tej debatit

Presidenti Bamir Topi i ka bërë apel partive politike të shohin përtej debatit, duke u kujtuar se vendi ndodhet në një fazë finale, atë të liberalizimit të vizave dhe më tej integrimin

në familjen evropiane.

"I bëj edhe njëherë thirrje politikës të shkojë përtej debatit, të shohë më larg, sepse integrimi i vendit, procesi i shumëdëshiruar është i kondicionuar në mënyrë të veçantë me reformat. Trajtimi mekanik sa i takon numrave është i pakuptueshëm për ata që vlerësojnë proceset"- tha Topi, duke folur në mbledhjen e KLD-së.



Topi i është referuar ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament, pra 84 vota, duke shtuar se "vërtetë ky është numri magjik i ligjeve, por kjo kërkon patjetër një vullnet që duhet të shprehet nga politika".

Kreu i shtetit, njëherësh kreu i KLD-së, ka kërkuar miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative, duke theksuar se reformat në drejtësi nuk duhet të mbeten peng i politikës.



Sipas tij, me gjithë progresit e bëra sistemi i drejtësisë vazhdon të këtë shumë probleme, duke qenë se shumë i kanë munguar shumë ligje të rëndësishme.



"Partitë kanë të drejtë të bëjnë sjelljen e tyre dhe qëndrimet politike janë ekskluzivitet i partive, por unë i bëj apel se ka ligje që janë të qenësishme për vendit, ndaj për këtë duhet bashkëpunim"- ka thënë Topi.sh.k
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text