logo_ssm.jpg

Shkrirje, jo koalicion


2010-03-08 - 11:10:30

Shkrirje, jo koalicion


Ideja e Nexhat Dacit për një koalicion mes LDK’së dhe LDD’së vështirë se do të pranohet nga Fatmir Sejdiu. LDK’ja nuk dëshiron koalicion me LDD’në. Por, pret që dardanët të kthehen

në Shtëpinë e Vjetër. E, fajet për këtë, sipas Gani Gecit, i ka Hashim Thaçi.

"…Në LDK nuk pyetet Kryesia, e as Fatmir Sejdiu. Në LDK pyetet - edhe atë fort bile- Kryeministri Hashim Thaçi. Gani Geci, LDD…"
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke pritur shkrirjen e Lidhjes Demokratike te Dardanisë, e jo lidhjen e ndonjë koalicioni parazgjedhor ndërpartiak, siç ka kërkuar Nexhat Daci.

Burime të Expressit brenda LDK’së sqarojnë se pozicioni i saj përballë ofertës së LDD’së është që të vonohet sa më shumë përgjigja dhe në fund t’iu bëhet thirrje dardanëve që të kthehen në shtëpinë e vjetër.

Dhe, nëse LDK’ja vazhdon të mos i kthejë përgjigjeje Nexhat Dacit, atëherë ka shumë mundësi që të dështojë iniciativa e LDD’së për marrëveshje parazgjedhore. Pasi që LDD’ja ka vënë afate.

Megjithëkëtë, dështimin e marrëveshjes me LDD’në e hedh poshtë Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

“Nuk besoj se do të dështojë letra e LDD’së”, ka thënë Haziri, për Express, të dielën.

“Ne kemi komunikim me LDD’në dhe ne e dimë atë çështje. Dhe ka mirëkuptim në këtë drejtim”, ka shtuar ai.

Por, zyrtarët e LDD’së thonë se nuk do të presin shumë gjatë përgjigjën e LDK’së.

Anëtari i Kryesisë së LDD’së, Lulëzim Zeneli konfirmon se fundi i këtij muaji është edhe fundi i pritjes së një përgjigjeje nga partia e Fatmir Sejdiut.
“Nuk do të presim gjatë dhe është çështje javësh. Nuk do ta presim muajin dhe LDD’ja do të dalë me një qëndrim të ri”, ka thënë Zeneli, për Express, të dielën.

Ky zyrtar i LDD’së nuk dëshiron të komentojë qëndrimet e LDK’së për shkrirjen e LDD’së.

“Të gjithë ata që mendojnë skenarë të tillë, janë pjesë e skenarëve që nuk mund t’i quajmë ndryshe, përpos skenarë të një lufte speciale”, ka thënë ai.
Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Naser Osmani thotë se nuk është diskutuar varianti i shkrirjes së LDD’së në LDK, derisa e sheh si shembull të mirë vendimin e ORA’s për t’iu bashkuar LDK’së.

“Veprimi i ORA’s është një presedan i mirë që ka ndodhur. Mendoj se kjo është rruga më e përshtatshme dhe më e mirë”, ka thënë ai.

Ky zyrtar i LDK’së thotë se Kryesia e Partisë ende nuk ka një qëndrim përfundimtar rreth ofertës së LDD’së, derisa nuk jep ndonjë datë se kur do t’i përgjigjen ofertës së Nexhat Dacit.

“Nuk kemi datë të caktuar se kur do t’i kthejmë përgjigje, por në Kryesinë e LDK’së është diskutuar për ofertën e LDD’së. Ne po vazhdojnë bisedimet dhe në moment të përshtatshëm do t`ua japim përgjigjen”, ka thënë ai.

Por, kur pritet t’i kthejë përgjigjet partia e Fatmir Sejdiut, ofertës së LDD’së?

Anëtari i Kryesisë së LDD’së, Gani Geci e lidh këtë me Hashim Thaçin.
“Në LDK nuk pyetet Kryesia, e as Fatmir Sejdiu. Në LDK pyetet - edhe atë fort bile, Kryeministri Hashim Thaçi. Nëse Kryeministri ia jep dritën e gjelbër, ata na thërrasin neve. Nëse nuk ia jep dritën e gjelbër Kryeministri, kjo zhagitet kështu”, ka thënë Geci për Express.

Por, ky qëndrim i Gani Gecit kundërshtohet nga Naser Osmani i LDK’së.
“Gani Geci asnjëherë nuk është treguar serioz. Ai nuk është politikan serioz dhe deklaratën e tij e konsideroj si joserioze”, është përgjigjur anëtari i Kryesisë së LDK’së.

Ndryshe, para një muaji, Nexhat Daci vendosi t’ia shtrijë dorën e bashkëpunimit Liderit të LDK’së, Fatmir Sejdiut, duke i kërkuar lidhjen e një koalicioni parazgjedhor për të ndryshuar keqqeverisjen në Kosovë. Ky hap i Dacit ishte marrë pas rezultateve zhgënjyese të zgjedhjeve lokale të nëntorit të vitit të kaluar, ku LDD’ja pësoi rënie të elektoratit. Faton Ismajli
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text