logo_ssm.jpg

“Nata e Zjarreve” në Prekazin legjendar


2010-03-07 - 22:50:28

“Nata e Zjarreve” në Prekazin legjendar

Me manifestimin “Nata e Zjarreve”, i cili u mbajt sonte në Prekaz, ka përfunduar manifestimi treditor tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i cili mbahet nën

patronatin e kryeministrit të Kosovës.
Manifestimi i është kushtuar rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve tjerë, 12 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme që kishte zgjatur tri ditë e tri net.


Sipas skenarit tashmë tradicional, manifestimi ka filluar me nisjen e flakadanëve nga Kullat e Pamposhtura të Familjes Jashari dhe nga bunkeri i Adem Jasharit, në kodrinën përballë lagjes. Atyre iu bashkuan flakadanët tjerë që barteshin nga të rinjtë dhe të rejat e veshur në rroba kombëtare.


Të bashkuar, ushtri e popull si një, ata pastaj kanë nderuar para varrezave të Jasharëve dhe kanë ndezur flakadanët përreth varrezave, ndërkohë qe është ndezur edhe zjarri i madh në platenë e Kompleksit, sikur edhe zjarret gjithandej Kosovës në vendet ku janë zhvilluar betejat çlirimtare.


Ky manifestim ka tubuar mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, ndërkohë që në vendin e nderit ishin ulur qindra anëtarë të familjeve të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, si dhe udhëheqës partiakë e shtetërorë të nivelit qendror e komunal. Prej udhëheqësve të lartë shtetëror është vërejtur vetëm kryeministri Hashim Thaçi, i cili deri në këto momente nuk ka folur. Udhëheqës tjerë nuk janë parë në Prekaz gjatë këtij manifestimi.


Folësi i vetëm, Muharrem Xhemajli, kryetar i OVL-së, ka thënë se ndonëse kanë kaluar
12 vjet prej se komandanti legjendar prehet në tokën e Kosovës, ai asnjëherë nuk ka qenë më i gjallë. “Armiku shekullor kurrë nuk arriti të vrasë shpirtin tënd liridashës, pasi vepra jote  shtoi radhët e UÇK-së. Ne asnjëherë nuk vajtojmë për ty, por ne këndojmë e festojmë, sepse kështu përkujtojmë më së miri lavdinë e atyre ditëve të marsit të ftohtë, kur ju  përhapët zjarrin e lirisë në tërë Kosovën”, ka thënë ai.


Programin artistik, në të cilin morën pjesë anëtarë të estradës kosovare dhe artistë tjerë nga të gjitha trojet shqiptare, ka nisur me “Vallen e shqiponjave”, ekzekutuar nga pesë fëmijët e Jasharëve, të cilët kanë ripërtëritur emrat e gjyshërve e gjysheve të tyre heroik. 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text