
2010-03-07 - 11:05:34
Sot 7 Mars, Dita e Mësuesit
Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqiptare dhe si një ditë kur ne te gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë
të parë që na mësuan shkronjat e para shqipe.
7 Marsi u njoh si dita e mesuesit pasi më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësenjtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar pasie deri më atëherë mesimet mbaheshin nepër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet.
Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.
Kështu që prej kësaj dite festohet në Shqipëri 7 Marsi si Dita e Mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarje. Prandaj, me cdo 7 Mars i kujtojme me respekt te thellë të gjithe ata që nuk kursyen asgjë për shkollen shqipe, po kështu shprehim respektin dhe mirenjohjen tonë per arsimtarët e sotëm, të cilet, pa marre parasysh vështiresite, punojnë me zell per arsimin shqip dhe edukimin e brezave.
Sot të vegjël dhe të rritur përfitojnë të urojnë mësuesit për punën e palodhur dhe impenjative.
Por, 7 Marsi përkoi me një ditë pushimi, e dielë. Mësohet se mësues dhe nxënës kanë kremtuar këtë ditë të vecantë të premten. Ndërkaq dhe nga Ministria e Arsimit nuk është lajmëruar asnjë veprimtari kulturore me rastin e kësaj dite të vecantë.
Të premten ka qënë kryeparlamentarja Jozefina Topalli që mblodhi në një festë mësuesit e saj nga fillorja deri në gjimnaz e universitet duke iu uruar personalisht Ditën e Mësuesit. B.V




