logo_ssm.jpg

Ish-kazerma e Kumanovës, s’figuron si shkollë


2010-03-06 - 21:58:30


Ish-kazerma e Kumanovës, e cila para pak kohe u shndërrua në shkollë, ende nuk figuron në Komunë si e atillë

, dhe si pasojë e kësaj, shkolla ballafaqohet me problem të rrymës dhe të punësimit të punëtorëve të rinj për të cilët ka nevojë ky objekt. "Që kur kemi dalë në këtë objekt që të zhvillojmë mësimin e rregullt, ne nuk kemi asnjëfarë kontrate me EVN-në për lidhje të rrymës. Për këtë çështje u ankuam në komunë por na thanë që nuk mund të bëjnë asgjë pasi që ende nuk është bërë pranim dorëzimi prej Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Komunë", tha Skënder Saiti, përgjegjës i shkollës së mesme të ekonomisë "Pero Nakov"në Kumanovë.

Ai shtoi se është e vërtet që dalja në këtë objekt ka qenë e përshpejtuar, por edhe MASH-i duhet të përshpejtojë pranim dorëzimin ngase ky problem me rrymën duhet zgjidhur sa më shpejt.

"Ne kemi gjetur mirëkuptim me Kazermën që të shfrytëzojmë rrymën, por kjo situate nuk është afat gjatë, andaj kërkojmë nga MASH që sa më shpejt të bëhet dorëzimi në komunë, që ky objekt të figurojë si objekt i shkollës së mesme ekonomike", tha Saiti.

Nga MASH-i thonë që procedurat e këtij objekti janë kryer dhe tani për çështje të rrymës apo telefonit dhe punësimit duhet të kujdeset komuna, pasi që kjo shkollë është nën kompetencat e saja. "Për deri sa në këtë objekt mësojnë nxënësit, është i rregulluar për zhvillim të mësimit, atëherë është e pamundur që mos të ekzistojë në Komunën e Kumanovës si shkollë.

Ne punën tonë e kemi kryer, të hollat për rrymën telefonin i kemi dorëzuar në komunë dhe për çdo të kësaj natyre shkolla duhet të ankohet në komunë pasi që edhe është nën kompetencat e saj", tha Goran Galevski, zëdhënës i MASH-it. Kurse nga komuna e Kumanovës përgjegjësin ja hedhin MASH-it.

"Ne nuk jemi kompetent për të biseduar për këtë çështje, sa i përket kontratës me EVN-ën apo ndonjë problem tjetër që ka shkolla, duhet pyetur MASH-in ngase ajo është kompetente për rregullimin e këtyre gjërave", tha Oliver Spasovski, sekretar në Komunën e Kumanovës.

Ndërkaq, nxënësit e shkollës ekonomike në objektet e reja kanë filluar mësimin më 1 shkurt, duke u larguar nga barakat ku kishin kushte mizore për mësim dhe detyroheshin të ndjekin ligjëratat në tre ndërrime./lajm/kosovaere.ch
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text