logo_ssm.jpg

Shqipëria rrezikon liberalizimin e vizave


2010-03-06 - 21:44:17

Shqipëria rrezikon liberalizimin e vizave


Rritja e kërkesave për azil në Belgjikë nga shtetasit serbë e maqedonas, menjëherë pas heqjes së regjimit të vizave po dëmton procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë

dhe Bosnjën.


Kështu shprehet Iniciativa e Stabilitetit Evropian që vlerëson se disa vende anëtare janë frikësuar nga ky fenomen, falë dhe mënyrës së pasqyrimit nga mediat evropiane.


"Sigurisht që ekziston rreziku që kjo të vonoje procesin e liberalizimit me të tjerët. Disa vende anëtare mund të jenë panikuar, pasi në disa media evropiane pasqyrimi i ngjarjes ka krijuar në popull ndjeshmëri kundër këtij procesi, e kjo mund të sjellë vonesa. Kjo po dëmton konceptin e heqjes së vizave.

Do të kishte qenë më mirë sikur të mos kishte ndodhur ky fenomen, por nuk përjashtohej mundësia. Ka pasur vazhdimisht abuzim me viza edhe atëherë kur njerëzit duhet ta kërkonin, dhe është e qartë që do ketë abuzim me lëvizjen e lirë.

Do ketë njerëz që do kërkojnë azil, edhe nëse shanset për ta marrë janë pothuajse zero. Do ketë njerëz që do të qëndrojnë më shumë se 3 muajt e lejuar, do të qëndrojnë në mënyrë ilegale, do të kërkojnë punë, e ndoshta mund të përfshihen në aktivitete kriminale”, thotë Alexandra Stiglmayer, Drejtuese e Projektit "Lista e Bardhë Shengen”. /TCH/Telegrafi/kosovaere.ch
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text