logo_ssm.jpg

Belgjika fillon t’i kthejë azilkërkuesit


2010-03-06 - 12:37:17

Autoritetet belge do të fillojnë brenda disa ditëve t’i kthejnë qytetarëve serbë dhe maqedonas, të cilët kërkuan azil politik në Belgjikë, njoftoi ambasadorja belge në Beograd

, Denise de Hauver. “Kthimi i parë do të organizohet të mërkurën, më 10 mars, kur autobusët me azilkërkues në Belgjikë do të niset për në Serbi, të shoqëruar nga përkthyes dhe anëtarët e shërbimeve të imigrimit belg dhe Belgjika do të mbajë koston e rrugës”, tha De Hauver për radion “Evropa e Lirë”.

Numri i banorëve të Serbisë që kanë kërkuar azil politik në Belgjikë brenda tre muajve është 330. Ata janë kryesisht nga Serbia Jugore dhe bëhet fjalë për shqiptarë dhe romë. Vetëm në ditët e para të marsit nga ky rajon kanë kërkuar azil 20 persona.

Ambasadorja belge ka thënë se kjo i krijon Belgjikës një problem të madh dhe se janë të vendosur që kërkesat e tyre të zgjidhen sipas procedurës së përshpejtuar.

“Nuk ka kushte për të kërkuar azil politik, sepse Serbia nuk ka luftë, askush nuk është dëbuar për shkak të arsyeve etnike apo fetare”. De Hauver ka sqaruar se nuk ka kushte për azil ekonomik për shkak se ai nuk ekziston si kategori.E.L

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text