logo_ssm.jpg

Qindra lezhjanë protestuan


2010-03-06 - 12:32:04

Qindra lezhjanë protestuan

Qytetarët lezhjanë nuk e kanë suportuar dot deklaratën e bërë publike nga Klodi i "BB3" mbi homoseksualitetin. Mbi 100 qytetarë të moshave nga 15 deri në 50 vjeç, pjesa më e madhe e tyre të rinj

janë grumbulluar në sheshin administrativ në orët e mbrëmjes të ditës së premte në shenjë proteste.



Qytetarët theksuan se Klodi nuk është lezhjan, por familja e tij ka ardhur në Lezhë në vitet '80-të. Lezha nuk e meriton njollën e "homoseksualitetit". 
Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe të kombit shqiptar. Nuk duam që ky fenomen të kthehet në një "epidemi".



Lezhjanët janë shquar si intelektualë dhe janë të njohur në mbarë botën për historinë, traditën dhe kulturën dhe jo për homoseksualitet. 
Qytetar rreth 45 vjeç: Jemi mbledhur në qytetin e Lezhës për të protestuar kundër fenomenit "Klodi". Ai nuk është nga Lezha.



Babai i tij, Riza Kazma, ishte nga Shkodra, ndërsa nëna e tij, Lume, është nga Berati. Familja ka ardhur në Lezhë në vitet 1980-të. Lezha nuk e meriton të etiketohet "vend i homoseksualëve". Lezha nuk e meriton njollën e "homoseksualitetit".



Qytetar rreth 40 vjeç: "Po protestojmë kundër deklaratës së bërë publike nga Klodi, që ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe kombin shqiptar. Klodi nuk duhet të shkelë më në Lezhë dhe as në Shqipëri, por andej nga e ka marrë këtë eksperiencë, në Itali, sepse nuk duam që ky fenomen të ndikojë tek fëmijët tanë.

Nëse miratimi i ligjit për homoseksualët është kusht për të hyrë në Europë, ne s'duam të shkojmë në Europë, por duam të ruajmë krenarinë e kombit shqiptar, ku homoseksualiteti nuk është njohur dhe trashëguar kurrë.

Qytetar rreth 25 vjeç: Rinia lezhjane ka gjak të pastër shqiptari. Klodi nuk është lezhjan, por i imigruar në Lezhë. Ai ka fytyrën e vet dhe nuk përfaqëson Lezhën. Lezhjanët janë njerëz të shquar, intelektualë me traditë dhe kulturë të trashëguar nga brezi në brez, dhe kurrë në historinë tonë nuk ka zënë vend homoseksualiteti".



Qytetarët lezhjanë më pas kanë marshuar në bulevardin "Gjergj Fishta", duke u bërë ftesë bashkëqytetarëve të tyre që të bashkohen kundër, siç e quajtën ata "fenomenit KLODI". Ata pohuan gjithashtu se do të vazhdojnë të protestojnë edhe në Tiranë.Lindita Kokaj
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text