
2010-03-05- 19:28:07
Fajon:Mos pengoni vizat për Shqipërinë
Raportuesja për liberalizimin e vizave në Parlamentin Europian deklaron se rritja e azil kërkueseve të ardhur nga Maqedonia e Serbia në Belgjikë e Gjermani mund të krijojë
dilema dhe frikë nëse liberalizimi i vizave ishte një vendim i drejtë. Sipas saj këto probleme do të ndikonin në vende, si Shqipëria dhe Bosnja që presin liberalizimin e vizave.
“Lajmet e fundit për rritjen e numrit të strehimkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia në Belgjikë dhe Gjermani kanë krijuar dilema dhe drojë nëse liberalizimi i vizave ishte një vendim i drejtë. Kërkoj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë jo vetëm për të përmbushur kriteret, por dhe t’i dërgojnë njerëzve një mesazh të qartë rreth asaj se çfarë do të thotë realisht liberalizimi i vitave.”- deklaroi Fajon.
Tanja Fajon europarlamentarja sllovene ka deklarur se rritje e numrit të azilkërkuesve nga shtete si Serbia e Maqedonia po pengojnë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Sipas Fajon, politikanët e këtyre vendeve, duhet të ndalojnë menjëherë këtë fluks.
“Ne jemi në mes të përgatitjeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnjen. Nëse ka një pozicionin negativ për shkak të shtimit të numrit të azilkërkueseve që vijnë në Belgjikë, vendet e BE-së do të jenë më shumë të shqetësuara, cka do të conte në ngadalësimin e procedurave. Politikanët duhet të ndalojnë menjëherë fluksin e migrantëve të rinjë që kërkojnë strehim në vendet e BE-së.”- ka thënë Fajon për Dëelle
Ajo çfarë ka ndodhur me strehimkërkuesit nga Maqedonia e Serbia “në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojë liberalizimin e vizave këtë vit për Shqipërinë dhe Bosnjën”, përfundon deklarata e europarlamentares sllovene.m.a




