logo_ssm.jpg

As Dragusha nuk dëshiron të mbrojë Kurtin


2010-03-05 - 19:23:46

As Dragusha nuk dëshiron të mbrojë Kurtin


Telashet e EULEX-it për të caktuar një avokat mbrojtës për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti duket se nuk kanë fund. Pas refuzimit të avokatit Ramiz Krasniqi për

ta mbrojtur liderin e Vetëvendosjes, që akuzohet për thirrje për rezistencë në protestat e 10 shkurtit të vitit 2007, as avokati tjetër i caktuar nga EULEX-i për mbrojtjen e Kurtit, Musa Dragusha, duket se nuk është i gatshëm të marrë këtë detyrë përsipër.


Dragusha, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, i cili është caktuar nga EULEX-i me detyrë për ta mbrojtur të akuzuarin Albin Kurti, ka thënë për radion Deutsche Welle, se caktimi i tij në detyra ex-officio është një gabim i radhës i misionit EULEX.


“Përderisa jam në funksionin e kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës unë nuk jam i rregullt në këtë funksion dhe për këtë arsye unë nuk jam i disponueshëm për të qenë i caktuar ex-officio në asnjë një rast, e as në rastin Albin Kurti”, thotë Dragusha. 
Sidoqoftë gjykimi i Albin Kurtit është shtyrë për datën 13 prill. E gjithë kjo në mungesë të gatishmërisë së avokatëve, që do ta mbronin Albin Kurtin. Vetë Kurti është shprehur se procesi gjyqësor ndaj tij është një proces gjyqësor politik.


Misioni EULEX thotë se nuk është një proces gjyqësor politik, ndërsa është shprehur se do të ndërmarrë masa ndaj avokatëve, të cilët caktohen nga gjykata dhe nuk pranojnë të mbrojnë Albin Kurtin.
Zëdhënësja e misionit EULEX, Kristina Herodes, i tha DW-së se lënda e Albin Kurtit është trashëguar nga UNMIK-u dhe është një lëndë normale gjyqësore, e cila duhet të shqyrtohet.


“Sundimi i ligjit në çdo shoqëri bashkëkohore dhe demokratike bazohet në një parim thelbësor: që secili është i barabartë para ligjit. Askush nuk është sipër ligjit dhe çdo person i akuzuar për ndonjë krim e ka të drejtën e qartë dhe themelore për ta mbrojtur veten në gjykatë”, thotë Herodes. /Telegrafi/
 

 

Moti

Valuta

NJOFTIM


2010-08-30 - 17:34:22

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB

Read more text

Kulture


2010-09-01 - 19:41:33

Autocensura shkatërron letërsinë

Ismail Kadare, në një bisedë të shkurtër me Luke Sampson për Financial Times

Read more text

Shëndetësi


2010-09-01 - 19:57:20

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë

Read more text

VIP


2010-08-30 - 17:52:42

Shtypi iranian e quan Brunin prostitutë

Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën

Read more text