
2010-02-25 - 12:41:28
Kurteshi: AKR ka projekte të qarta për diasporën
Intervistë ekskluzive me Arben Kurteshin kryetar i AKR-International për Zvicër/ Diaspora duhet sa më shpejtë të fuqizohet të ketë përfaqësuesit e saj në
organet shtetërore, pra ministrin si dhe disa parlamentarë në parlamentin e Kosovës, që mund të merren me zgjidhjen e problemeve të diasporës.
Kosova e re: Z.Kurteshi, Kosova këto ditë festoi dy vjetorin e pavarësisë, ju si kryetar i AKR-International për Zvicër, si e shihni Kosovën kur ajo i mbushi dy vjet pavarësi?
Arben Kurteshi: Po në Kosovë ka disa përparime sa i përket sigurisë, por në shumë sfera të tjera Kosova ende nuk ka të arritura të duhura si në lëmin e energjetikës, arsimit, shëndetësisë, sundimi i ligjit, si dhe çka është shumë e rëndësishme, nuk kemi njohje të reja të shtetit tonë.
Kosova e re: Ku duhet të përqendrohet qeveria e Kosovës në ditët që do të vijnë?
Arben Kurteshi: Qeverija duhet njëhrë e përgjithmonë ta kuptoj të përqendrohet dhe se duhet të punoj në mënyrë Pro-Aktive, si në njohjet e reja të shtetit tonë, si në bindjen e shteteve kreditëdhënse ,që të investonjnë në Kosovë po asthtu zgjidhjen e nevojave të rrymës dhe zhvillimin e arsimit. Qeveria ka shumë prioritete nga çdo nevojë e kanë bërë një prioritet që është e tepërt.
Kosova e re: Edhe ju në diasporë e kremtuat dy vjetorin e pavarësisë me një koktej rasti. Si qëndron puna me AKR në diasporë?
Arben Kurteshi: Po ne kishim shumë bashkatdhetarë në festën që organizuam për nder të dy vjetorit të pavarësisë. Ne AKR-Internacional, po punojmë vazhdimishtë në disaporë, si në lobim për njohje të reja, që kemi pasur disa takime të rëndësishme me ambasador, ministra, e ish kryetarë të shteteve të ndryshme. Por, ne jemi po ashtu duke punuar vazhdimisht për integrimin e diasporës nëpër shtetet evropiane, ku ajo jeton.
Kosova e re: Kohëve të fundit në AKR janë regjistruar edhe një numër goxha i madh i bashkatdhetarëve. A mund të na thoni, cila është agjenda e programit të AKR-së për diasporën tonë?
Arben Kurteshi: Shumë anëtarë të rinjë po iu bashkangjiten AKR-int, sepse AKR-int, po e shohin si alternativë të vetme që po e mbështetë dhe po punon për diasporën. Por, ne jemi duke punuar vazhdimisht për integrimin e diasporës nëpër shtetet evropiane ku ajo jeton. Ne kemi degët e AKR tashmë po thuaj se në tërë evropën.
Kosova e re: Diaspora shpesh po përmendet se është e injoruar nga qeveria e Kosovës. Cili është komenti juaj?
Arben Kurteshi: Është plotësisht e vërtet, se diaspora po injorohet, pasi që disapora shihet vetëm si thesar material. Diaspora nuk shihet dhe merret me seriozitet nga qeveritarët tanë, si resurs njerëzor dhe me përvoja profesionale. Qeverija bën vetëm mbështetje verbale, por asnjëherë deri më tani nuk ka pasur projekte konkrete për diasporën.
Kosova e re: Nëse ju jepet mundësia për kualicion dhe nëse ju do të pyetëshit, me cilin subjekt do të kishit bashkëpunuar?
Arben Kurteshi: Ne bashkëpunojmë me të gjitha ato subjekte që punojnë korrekt, dhe për të mirën e Kosovës dhe shqiptarëve gjithkund ku jetojnë.
Kosova e re: Keni kontakte me liderin e AKR-së z.Behgjet Pacolli?
Arben Kurteshi: Kam kontakte të shkëlqyeshme me z. Pacolli dhe konsultohem rregullisht me liderin tonë. Unë e faleminderoj z. Pacolli, i cili është i vetmi lider kosovarë, që e mbështet diasporën konkretisht.
Kosova e re: Natyrisht se jeni edhe shumë i angazhuar në punë, e shihni të domosdoshme riorganizimin e diasporës?
Arben Kurteshi: Diaspora duhet sa më shpejtë të fuqizohet të ketë përfaqësuesit e saj në organet shtetërore, pra ministrin si dhe disa parlamentarë në parlamentin e Kosovës, që mund të merren me zgjidhjen e problemeve të diasporës.
Kosova e re: Sipas jush, çka duhet të bëjë diaspora, që të bëjë presion ndaj qeverisë së Kosovës, që ne mërgimtarët të përfaqësohemi me deputet në Parlamentin e Kosovës dhe të kemi ministrinë tonë?
Arben Kurteshi: Ne nuk duhet të bëjmë presione, por nëse shteti ynë nuk e fuqizon diasporën deri në zgjedhjet e ardhme, diaspora vetvetiu do të shkëputet dhe me këtë më së shumti humbëse do të dalë Kosova, sepse automatikisht do të humb edhe gjysmën e produktit vendor (BIP).
Kosova e re: Pse sipas jush duhet ta kemi ministrinë e diasporës, kur tash e kemi ambasadën e Kosovës në Zvicër?
Arben Kurteshi: Shumë mirë që është hapur ambasada dhe kemi raporte dhe kontakte shumë të mira me ambasadorin z. Malaj. Por, ne besojmë se minsitria do të merret vetëm me Diasporën, sepse ambasadori ka punë të mjaftueshme ndërshtetërore.
Kosova e re: Keni pasur takime me përfaqësues të ndryshëm zviceran. Çka bisedoni kur takoheni me
personalitete zvicerane?
Arben Kurteshi: Ne bisedojmë me përfaqësuesit dhe politikanët zviceran për mundësitë e integrimit sa më të shpejtë të diasporës sonë në Zvicër.
Kosova e re: A mund të na njoftoni me programin e AKR-së për diasporën gjatë këtij viti?
Arben Kurteshi: Ne do të vazhdojmë punën tonë për integrimin e diasporës, lobimin për njohje të reja. Në këto dy qëllime jemi të koncentrur për këtë vit.
Kosova e re: Do të kishit pranuar që nëse qendra e AKR-së në Prishtinë, do ju afrojë ndonjë postë në parti?
Arben Kurteshi: AKR në kuvendin e fundit, ka rezervuar tre vende për anëtarë të kryesisë nga diaspora. Së shpejti do të publikohen emrat e anëtarëve nga diaspora në krysinë e AKR-së qendrore. AKR është e vetmja parti politike që përkujdeset për Diasporën.
Kosova e re: Pse sipas jush, nuk ftohen intelektualët e diasporës, që të jenë pjesë në vende kyçe në qeveri apo në ndonjë subjekt politik?
Arben Kurteshi: Qeverija e sheh diasporën vetëm si resurs material e jo si resurs me kualitete profesionale, shkencore apo intelektuale.
Kosova e re: Jeni kryetar i AKR-international . Sa jeni i kënaqur me punën gjertanishme që keni bërë në këtë subjekt politik?
Arben Kurteshi: AKR-Internacional nuk mund të bëjë mrekullira, por AKR-int, angazhohet dhe përkujdeset për diasporën seriozisht. Sa jemi të kënaqur ne dhe diaspora, po tregon numri i anëtarëve tanë që është në rritje edhe d vjet pas formimit të AKR-internacional dhe zgjerimit të saj nëpër evropë.
Kosova e re: Keni marrur pjesë nëpër konferenca të ndryshme në evropë. Cila ka qenë më e frytshmja?
Arben Kurteshi: ELDR në Stokholm në ELDR në Barcelonë, kanë qenë dy kongreset më të frytshme, ku kemi mundur të lobojmë për Kosovën tek përfaqësuesit nga shtetet e ndryshme që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Kosova e re: Jeni takuar edhe me ish presidentin portugez, ku ju ka premtuar se do të lobojë për njohje të reja të Kosovës. Keni kontakte edhe sot me ish presidentin portugez?
Arben Kurteshi: Po jemi takuar dhe besoj se shpejt do ta takoj përsëri.
Kosova e re: Çka ju ka lënë përshtypje nga konferenca e liberalëve evropianë?
Arben Kurteshi: Puna efektive, organizimi, respekti politik ndaj njëri tjetrit e shumë gjëra të tjera.
Kosova e re: A është edhe AKR pjesë e liberalëve evropianë?
Arben Kurteshi: Po ne jemi që nga viti 2009 anëtarë të liberalëve evropian.
Kosova e re: AKR ka edhe degët e saja në Gjermani, Francë, Itali. Mendoni se do të zgjerohet edhe më shumë në diasporë AKR?
Arben Kurteshi: Po ne nuk do të ndalemi nga puna.
Kosova e re: Sa po punohet për lobim të Kosovës që të kemi edhe njohje tjera?
Arben Kurteshi: Po shifen rezultatet. Nga përfaqësuesit shtetëror nuk është duke u bërë punë pro-aktive dhe efektive për njohjet e reja.
Kosova e re: Nga përvoja ekonomike që keni përfituar në Zvicër, si e shihni ekonominë e Kosovës?
Arben Kurteshi: Ne nuk kemi rritje të mjaftueshme ekonomike në Kosovë, sikur se shtetet tjera në zhvillim. Kjo është rezultat i qeverisë, që nuk ka mundur të bëj një program të mirëfillt zhvillimor për Kosovë. Kosova mud të zhvillohet ekonomikisht vet nëse përmbushen këto katër nevoja. Rrymë të mjaftueshme, sigurija e mjaftueshme ligjore për investorët e mundshëm, zhvillimi i arsimit dhe sundimi i ligjit. Pa këto përmbushje nuk ka me pas zhvillim ekonomik, sepse Kosova tash është shtet dhe ka konkurrencë globale për thithje të kapitalit.
Kosova e re: A dëgjohet zëri i diasporës në AKR, e kam fjalën në qendër?
Arben Kurteshi: Po, në AKR bile do të jenë tre anëtarë të kryesisë nga diaspora.
Kosova e re: Nëse do të vijë në pushtet AKR, a do ta kemi ministrinë e diasporës dhe çka do të bëjë AKR-ja që të ndryshojë pozitën e mërgimtarëve?
Arben Kurteshi: Po patjetër do të kemi ministrinë për diasporë, pra diaspora do të fuqizohet.
Kosova e re: Ju falënderojmë për këtë bashkëbisedim dhe ju urojmë suksese.
Arben Kurteshi: Ju lutem dhe ishte kënaqësi. Suksese edhe juve të ALBANIAN MEDIA CENTER, që është e vetmja në evropë dhe botë, ju përgëzojmë për punën që po bëni.
Intervistoi: Dashnim HEBIBI
(ALBANIAN MEDIA CENTER)




