Mazhoranca: 20 shkurti, Dita e Viktimave të Komunizmit
Pas rrëzimit të idesë së deputetëve të djathtë për të ndryshuar Dita e Çlirimit në Ditë Përkujtimore për viktimat e komunizmit, mazhoranca duket se ka gjetur një datë tjetër në nderim të tyre.
Sot në Komisionin e Ligjeve është miratuar në unanimitet propozimi për 20 shkurtin si Ditë të Kujteses së Viktimave të Regjimit Komunist. Kjo datë është zgjedhur pasi simbolizon rrëzimin në vitin 1991 te bustit te diktatorit Enver Hoxha ne sheshin "Skenderbej"."Dita i ploteson kushtet per te perkujtuar krimet e regjimit te Enver Hoxhes dhe bashkepunetoreve te tij. Duhet nje perkujtim dinjitoz i krimeve dhe viktimave te komunizmit. Kjo dite do te sherbeje si nje vendosja e nje pike referimi jo vetem per te krijuar nje marredhenie te drekte me te shkuaren, por edhe me te ardhmen tone", u shpreh deputeti Gent Strazimiri, i cili kur u zbulua varreza masive në Dajt, kërkoi që të jetë 29 nëntori dita në nderim të këtyre viktimave.
"Do ta kisha gjetur shume më me vend vendosjen e dates 29 nentor si dite te perkujtimit, jo si nje date qe ndan shqiptaret, por per t'i bashkuar bashkuar ata", theksoi sot Strazimiri. Ideja e tij u hodh poshtë nga LSI. Luan Rama u shpreh pak ditë më parë se "propozimi i disa deputetëve të Partisë Demokratike që 29 nëntori të jetë dita e nderimit të viktimave të regjimit totalitar, është i pamenduar dhe më i papërshtatshmi, pasi 29 nëntori është referencë e rëndësishme e historisë antifashiste të popullit tonë si një popull antifashist e kontributor me shumë sakrifica në koalicionin e madh antifashist".
Ndërkohë sot, teksa deputetët demokrat vendosën 20 shkurtin në përkujtim të viktimave të komunizmit, ish-të përndjekurit politike dhe pasardhesit e tyre protestuan përpara Gjykatës Kushtetuese, e cila rrezoi pak kohe me pare si antikushtetues ligjin e Lustracionit. Ish-te perndjekurit politike thane se do te vazhdojne protestat deri ne në miratimin e këtij ligji.




